FOTO DASMA

Kujtimet e dasmës, të mbledhura prej krejt njerëzve tuaj.

FOTO DASMA është krijuar që asnjë moment i bukur i festës të mos mbetet vetëm në telefonin e një mysafiri.

Pse ekzistojmë

Në një dasmë ndodhin qindra momente njëkohësisht. Ne ua bëjmë të lehtë mysafirëve me i nda fotot dhe videot e tyre, pa aplikacion dhe pa llogari.

Çka ofrojmë

Çdo çift merr një galeri private, një link të shkurtër dhe një kod QR që mund të vendoset në tavolina ose ftesa.

E ndërtuar për dasmat tona

Shërbimi është menduar për çiftet dhe familjet tona, me një përvojë të thjeshtë në shqip dhe me kontroll të plotë mbi albumin.

Premtimi ynë

Fotot dhe videot ruhen në kualitetin origjinal dhe ju vendosni nëse mysafirët mund ta shohin galerinë apo vetëm të ngarkojnë kujtime.